Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025. Më e mira është përpara
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se Kongresi i djeshëm ishte përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në 2025. Teksa ka postuar foto nga Kongresi, Veliaj uron dhe anëtarët e sapozgjedhur nga qarku i Tiranës për në Asamblenë Kombetare tw PS.
“Mbyllëm një ditë fantastike dje, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025.
Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble nga
Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara!
Forca”, shkruan Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

