Veliaj: Kopshti dhe çerdhja “Kei”, një tjetër hapësirë e re moderne për 220 fëmijë në Njësinë 7

Me një hapësirë 1200 metra katrorë, “Kei” është kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës në Njësinë 7, që do të presë këtë shtator 220 fëmijë me kushte shumë të mira, mjedise rekreative dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social. Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushët në 12 shtator dhe se fëmijët janë prioriteti parësor për Bashkinë e Tiranës.

“Sa herë hapet një kopësht i ri është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Ne funksionojmë si një familje e madhe. Në qoftë se në një familje themi, fëmijët duhet t’i sistemojmë të parët, pastaj të rriturit, ashtu duhet të funksionojë edhe familja e madhe e Bashkisë së Tiranës me 1 milionë banorë. Investimi në kopshte e çerdhe ka qenë një revolucion i jashtëzakonshëm në Tiranë”, duke theksuar faktin se është vendosur një standard i ri.

“Në këtë kopësht kemi ashensorët për fëmijët me aftësi të veçanta, kemi psikologë, sallën e infermieres, kemi edhe një hapësirë private të takimit me prindër, ku ata mund të informohen privatisht mbi progresin e fëmijës”. Po ashtu Veliaj tha se “Kei” e çon në 86 numrin e kopshteve dhe çerdheve të reja të ndërtuara në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?