Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë
“Kryeqyteti gjithashtu përgatitet këtë fundjavë për Maratonën e Tiranës, kështu që ftesa për të gjithë qytetarët nëse janë tipa të vrapit dhe të sportit, të dalin dhe të na bashkohen, të tjerët nëse duhet të dalin për fundjavë të dalin para orës 7:30-8:00 kur ne fillojmë mbylljen totale për maratonën. Kështu sigurohemi që 4,000 të huaj që vijnë në Tiranë, 4,000 mijë vrapues, atletë dhe familjet e tyre të kenë një kohë të jashtëzakonshme në Tiranë, të kalojnë mirë. Tirana të jetë vërtetë një kartolinë e bukur dhe e pastër e imazhit të ri të Shqipërisë”, ka thënë Veliaj ditën e sotme gjatë inspektimit të punimeve për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, në Njësinë Administrative nr.6.