Veliaj kryeson me 41.419 vota më shumë, në 12:00 shpall fitoren si Kryebashkiak

 

 

Koalicioni i majtë  është drejt kurorëzimit të fitores në kryeqytet. Tentativa e PS-së për të rimarrë Bashkinë më të madhe në vend është finalizuar me fitoren e Erion Veliaj në njësinë numër 8 në Tiranë.

Deri në orën 10:30 kemi 828 kuti të numëruara nga 864 gjithsej. Kanë mbetur edhe  36 QV për numërim.

Megjithatë avantazhi që ka krijuar Veliaj nuk pritet të lëkundet nga votat që kanë mbetur për numërim. Burime nga PS bëjnë me dije se në orën 12:00 Veliaj do të shpallë fitoren e tij si kryebashkiak në selinë rozë.

Nga të dhënat e KQZ deri tani Erion Veliaj ka 152.839 vota, 111.420 Halim Kosova dhe 15.350 vota kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi.

SHKARKO APP