Veliaj: Ky që flet për protesta, në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

Nga Njësia 11 në kryeqytet, ku ndoqi prezantimin e platformave të kandidatëve në garë për kryetarët e rinj te PS-ja në çdo njësi, kryetari i PS-së për Tiranën Erion Veliaj nisur nga protesta e opozitës, theksoi se Berisha kur kishte pushtetin krijoi firmat piramidale dhe vuri shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Po ashtu Veliaj theksoi se sfida e mazhorancës është me veten e saj, për të bërë më shumë punë.

“Çfarë bëri ky që kërkon protesta sot? Ky i 96-ës, i 97-ës, i 98-ës, që i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin, veriun me jugun, të krishterët me myslimanët, firmat piramidale, që i quante Zvicra shqiptare, Lanën e zaptuar. Këta e kishin Tiranën dhe nuk bënë një shkollë. Sot kemi 40 shkolla te reja. Shikoni partine tjetër: hap qepenin, mbyll qepenin, njëherë burri, njëherë gruaja. Keta nuk janë kundërshtarët tanë, ne jemi kundërshtarët e vetes sonë sepse duhet të mundim veten tonë, të bëjmë më mirë seç kemi bërë. Nëse bëmë 40 shkolla, tani do bejme edhe më shumë. Nëse bëmë kaq shumë hapësira publike, më shumë do bëjmë tani. Nëse ndihmuam kaq shumë njerëz në kohë betejash, me shume do te bëjmë në kohë paqeje, kur punët i kemi mirë”.

Veliaj deklaroi edhe se sigurimi në zgjedhje i një shumice absolute mundëson marrjen e vendimeve të shpejta. “Na duhet shumica per te qene me te shpejte kur vendosim per aktin normativ qe subvencionon energjinë, për kompensimet e tërmetit apo për të blerë vaksinën në mënyrë urgjente për 24 orë. Flamuri i fitores i Partisë Socialiste është fakti se i japim zgjidhje halleve qe kane qytetaret”.

SHKARKO APP