Veliaj me banorët e Dajtit: Ne nuk i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë

 

Pas 21 qershorit, në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë më ndarje sipas përkatësisë partiake për qytetarët, ndryshe nga koha kur drejtonte e djathta. Kandidati i koalicionit të majtë për Tiranën, Erion Veliaj, deklaroi sot pasdite se qytetarët do të trajtohen të gjithë njësoj, jo siç bëri qeveria e kaluar duke bllokuarpër 8 vjet zonat e majta apo siç Bashkia e Tiranës nuk bëri asnjë punë në 4 vjet.

 

Nëdëgjesëne radhës me banorët e zonës së Dajtit, Veliaj iu përgjigj shqetësimit të banorëve për mungesën e investimeve dhe penalizmit të tyre gjatë qeverisjes demokrate, për shkak se kanë votuar masivisht të majtën.

 

“Edhe të djathtët e dinë shumë mirë që ne të majtët u shërbejmë të gjithë njerëzve pa dallim. Madje të djathtëve u kemi shërbyer më shumë se partitë e tyre, ndajbesoj se këto zgjedhje janë një mundësi si për të majtët, ashtu edhe për të djathtët, për t’iu thënë qytetarëve se ne nuk harrojmë që në Tiranë kandidon një ishministër i Saliut,i rrethuar nga ministra të tjerë të Saliut. Ne nuk harrojmë sekëtu kandidon Lulzim Basha me nënkryetarët e vet që e shkatërruan Tiranën”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se e majta është sot forca më e fuqishme në vend sepse ajo është me qytetarët dhe jome partitë.

 

“Bashkiaduhetta mbarojë rrugën e Dajtit që nisi qeveria dhe të mos i ndajë njerëzit në ca të nënës e ca të njerkës”, tha ai. Duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve për mungesën e njëshkolle në zonën e Dajtit, Veliaj deklaroi se në projektin e tij është ndërtimi i një gjimnazi në Qesarakë.

 

Një tjetër problem për banorët e kësaj zone ështëçështja e taksave të biznesit të vogël, për të cilën Veliaj tha se nuk do të bëjë atë që ka bërë katër vitet e fundit kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, zonat do të trajtohen të gjitha njësoj dhe fondet do të shkojnë sipas banorëve që ka secila lagje. “Unë nuk do bëj atë që bënte Lulëzim Basha që tha do heq 60 taksa, e në fakt hoqi vetëm 1 taksë, atë të leshit. Ajo që premtoj është se në bashkinë e re do të punoj me profesionistë, jo me njerëz që shkojnë e zhvasin biznesin. Për mua, qytetarët janë zot, jo policët e bashkisë”, theksoi Veliaj.

 

Ai deklaroi se problemimë i madh për bizneset është diskriminimi, ku ca të njerkës paguajnë, e ca të nënës nuk paguajnë. “Ndaj, së pari do të reformojmë Policinë Bashkiake dhe mënyrën sesi mblidhen taksat dhe tatimet”, u shpreh Veliaj. Mandej, ai u shpreh se do të ketë një vëmendje më të madhe ndaj rinisë. Sipas tij, hapësirat që janë në dispozicion të shtetit do të rikthehen në shërbim të të rinjve. Gjithashtu, ai tha se Zyra e Punës në Bashkinë e re të Tiranës do të menaxhojë një Fond për Nxitjen e Punësimit të të rinjve.

 

SHKARKO APP