Veliaj: Më dhimbset Presidenti
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot për parkun e fëmijëve tek liqeni si dhe reagimin e Presidentit Nishani i cili shkruajti në rrjetin e tij social se vandalizmi nuk mbulohet me ngjyra, duke treguar disa foto të këndit tek liqeni në stadet e tij të ndërtimit.
Veliaj tha se i dhimbset Presidenti dhe se kërkesa e tij për një hetim ndërkombëtar të një këndi lojërash për fëmijë është butaforia e fondmandatit të tij.
“Më dhimbset Presidenti që reagon për këndin e lojërave.. hetimi ndërkombëtar është një kërkesë butaforike e Nishanit… parku do të jetë gati më 1 qershor, po punojmë me 3 turne”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, foli gjatë përurimit të monumentit të miqësisë mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, i cili është vënë pranë Bibliotekës Kombëtare.
“Ky monument, -tha ai, – do të forcojë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve”.
“Shpresoj për rritje bashkëpunumi në të ardhmen. Përgëzime për punën e Fondit për Kuvajtin. Monumenti i miqësisë forcon bashkëpunimin me Kuvajtin. ShqipëriKuvajt ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Mirënjohje Al Bader për punën e Fondit të Kuvajtit. Së shpejti do të nisim punimet për sheshin Skëndërbej… një projekt që ka filluar që në kohën e Ramës… projekti i Sheshit skëndërbej është një tjetër rast i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Kuvajtit…” tha Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

