Veliaj: Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Veliaj e ka quajtur humbjen e artistit që vuajti gjatë edhe nga regjimi diktatorial, një humbje për artin dhe muzikën shqiptare.
“Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë. Ai ishte një simbol i rezistencës kundër regjimit diktatorial dhe një shpirt i lirë. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shprehet në mesazhin e tij kryebashkiaku Veliaj.
Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare.
Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë. Ai ishte një simbol i rezistencës kundër regjimit diktatorial dhe një shpirt i lirë.
U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes 🙏! pic.twitter.com/Ycypvzh5cG
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 29, 2021