Veliaj merr sot Bashkinë e Tiranës me 4 nënkryetarë

 

Erion Veliaj merr sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari demokrat, Enno Bozdo, pritet ti dorëzojë Kryebashkiakut socialist projektet dhe dosjet e punes.

Mësohet se në ceremoninë e betimit që do të zhvillohet paraditen e sotme, Veliaj ka ftuar të jenë të pranishëm dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

Veliaj me 4 nënkryetarë – Fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit 2015 do t’i drejtohet Bashkise se Tiranes me një armatë prej 4 nënkryetarësh Brunilda Paskali e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Arbian Mazniku i PS, Andi Seferi i Frymës së Re Demokratike dhe pritet të konfirmohet edhe emri i nënkryetarit të katërt nga PDIU.

Arredohet zyra –  Në ambientet e punës në Bashki, gjithshka vijon normalisht pasi i vetmi ndryshim per momentin është përqëndruar në zyrën e kryetarit të Bashkisë, e cila sot po transformohej me shijet e drejtuesit te ri Erion Veliaj, pasi stafi i tij po kujdesej per aredimin dhe bojen e re te mureve.

zyr e re e Veliajt ne Bashki

Zyra e arreduar e kryetarit te bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj

zyr e re e Veliajt ne Bashki

Ne foto: Zyra e arreduar e kryetarit te bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj

Konstituohet Keshilli bashkiak – Po sot konstituohet dhe Këshilli Bashkiak ku Aldrin Dalipi do të jetë kreu i Këshillit bashkiak të Tiranës për katër vitet e ardhshme.

Drejtuesit demokratë në bashkinë e Tiranës në oret e fundit të qëndrimit të tyre në detyrë po kujdesen të përcjellin në publik imazhin e dorëzimit zyrtar të pushtetit.

Projektet që lë gati Basha – Në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës ndodhen dosjet e projekteve strategjike të qytetit te Tiranës. Demokratët kanë zgjedhur nënkryetarin Enno Bozdo për të dorëzuar tek Kryebashkiaku Erion Veliaj dosjet e punes. Bozdo sqaron se jane 110 projekte, 50 prej te cilave gati për prokurorim.

Bozdo: “Janë 110 projekte të zakonshme që janë në vazhdim e sipër, prej të cilave 50 kanë përfunduar të gjitha proçedurat dhe janë gati të hapen për prokurim që nesër nga kryetari i ri i Bashkisë. Futen menjëherë në linjën e tyre, në kalendarin e tyre të zbatimit. Unë kam nxjerrë projektet më të reëndësishme, projektet strategjike të Tiranës.”

SHKARKO APP