Veliaj mesazh opozitës: Pallati në Tufinë duhej prishur në kohë, që tërmeti të mos e kish kthyer në katastrofë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje opozitës që të mos rrezikojnë jetën e qytetarëve, për hir të disa votave në zgjedhje.

Nisur nga tërmeti që ra mbrëmjen e djeshme, Veliaj tha se kjo ishte arsyeja se pse pallati nr. 4 në Tufinë, i shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, duhej prishur në kohë, që tërmeti i rradhës të mos e kish kthyer në katastrofë.

“Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë janë tashmë në fshatrat e largët të njësisë Zall Bastar për të vlerësuar 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mbrëmë! Këshilli Bashkiak do të akordojë ndihmën financiare për riparimet! Mirënjohje skuadrës sonë profesioniste! Ja pse pallati në Tufinë i shpallur i rrezikshëm nga Inst. Ndërtimit duhej prishur në kohë, që tërmeti i rradhës të mos e kish kthyer në katastrofë. Ndaj o miq, përtej partive e fushatës, duhet menduar për qytetarët! Për 5 a 10 vota nuk mund të rrezikosh jetë njerëzish”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?