Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë dhe Tiranës

Bashkia e Tiranës nderoi sot, në një ceremoni të posaçme, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, me “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij gjatë shërbimit si diplomat në vendin tonë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur për rikthimin në kryeqytet të një miku të mirë për shqiptarët.

“Ka gjithmonë një arsye për t’u rikthyer në Shqipëri, e veçanërisht nga përtej Oqeanit. Akoma më veçanërisht në Shqipërinë dhe në Tiranën e sotme, e cila është shumë më ndryshe nga ajo që ishte. Kur ambasadori Arvizu u rikthye në Tiranë në vitin 2018, ne e shenjuam atë vizitë duke mbjellë një pemë, e cila sot është pema më e lartë midis Sahatit edhe Bibliotekës Kombëtare, si një simbol i lidhjes së përjetshme me Tiranën. Ajo pemë është rritur, sot bën hije, si për të na dëshmuar se rikthimet nuk bëhen kurrë një e shkuar sepse rikthime do të ketë gjithmonë”, tha ai.

Mandej, Veliaj tha se ambasadorët janë misionarë dhe kanë një titull të përjetshëm në vendet ku shërbejnë. “Kur je edhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë dhe një kryepromotor i Tiranës, kur je dikush që na ka qëndruar pranë në ato ditët e errëta të 21 Janarit dhe ngjarjet që pasuan, nuk ka sesi ta mbyllësh misionin e ambasadorit vetëm me datën e pensionit. Ndaj, besoj që përgjigjja është: “Padyshim që po!” – më duket sikur është gati të përsërisë edhe z. Arvizu fjalët profetike të Faik Konicës. Rikthimi i tij këtu është dëshmi e pakundërshtueshme e kësaj fabule të përjetësisë. Nga ana jonë, dëshmohet e njëjta gjë sërish, përmes një simboli: Kësaj here të ‘Çelësit të Tiranës’, me të cilin duam të shënjojmë këtë rikthim, dëshmia jonë e derës së hapur dhe çdo rikthim është i mirëpritur nga ne, për sa kohë që rikthimin nënkupton dashuri, vlerësim dhe besim”, tha kreu i Bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ambasadori Arvizu falenderoi kreun e Bashksië së Tiranës për vlerësimin dhe tha se pas 10 vitesh gjen një Tiranë totalisht të transformuar për mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?