Veliaj: Ndërtesa ”Sarajet e Toptanit” do kthehet në shtëpi muze të Tiranës. Çdo gjë tjetër është spekulim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “News 24” tha se ndërtesa “Sarajet e Toptanit”, e cila ka statusin e Monumentit të Kulturës, do të kthehet në një shtëpi muze për qytetarët.

Veliaj nënvizoi se pronarët e kësaj ndërtese do të dëmshpërblehen, më pas kur të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, do të vijojë puna për rikonstruksionin e ndërtesës dhe kthimin e saj në muze, siç ka ndodhur edhe me “Shtëpinë e Gjetheve” apo me shtëpinë e Ismail Kadaresë e të Dritëro Agollit.

“Ndërtesa e ’Sarajeve’, në dallim nga Teatri prej tallashi që nuk e kishte kurrë statusin e Monumentit të Kulturës apo Lodrat e Liqenit që gjithashtu nuk e kishin kurrë statusin, në fakt e ka statusin. Ajo ndërtesë nuk do digjet, nuk do transformohet në ndërtim, ajo ndërtesë ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë që në kohën e “Zogut” do të kthehet në një muze të qytetit, do të ketë statusin e një shtëpie muze ku në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do të jetë për përkujtimin e marrëdhënieve speciale Shqipëri-Amerikë, duke qenë se ka qenë selia e parë e legatës Amerikane në Tiranë. Çdo gjë tjetër është spekulim. Di të them që e shuam zjarrin në kohë rekord dhe po në kohë rekord identifikuam zjarrvënësin”, sqaroi kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Veliaj nënvizoi se “Në këto vite ka ndodhur një transformim shumë i madh për të dhënë këtë shembull: Ruhet çfarë është për t’u ruajtur. Çfarë është shkollë rri shkollë, çfarë është monument kulture, rri monument kulture. Patjetër që në hapësirat e tjera private, Tirana do ketë edhe hotele, edhe ndërtesa për bizneset, edhe qendra tregtare, por ama do bashkëjetojnë me ato që tashmë janë të mbrojtura”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?