Erion Veliaj në Gjermani, takim me zyrtarë të lartë në Hanover dhe Bremen
Gjetja e bashkëpunimeve të reja ishte fokusi i vizitës së fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Hanover dhe Bremen të Gjermanisë. Veliaj u takua me zyrtarë të lartë të Rajonit të Hanoverit dhe anëtarë të Landtag-ut.
Pas takimeve me Maximilian Schmidt, anëtar i Landtagut të Hanoverit, dhe Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, Veliaj shkruan në Twitter se qëndrimi i tyre është i qartë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE.
“Faleminderit për mikpritjen miku im, Max Schmidt, anëtar i Landtagut të Hanoverit dhe një europian i palëkundur! Qëndrimi i tij është i qartë: BE-ja do të jetë e plotë vetëm me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Një vizitë e shkurtër në Gjermani, për t’u takuar me miq të mirë dhe për të kërkuar bashkëpunime të reja në Hanover dhe Bremen. Shumë i lumtur që takova edhe Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, dhe skuadrën e tij të mrekullueshme. Ju drejtoni me kreativitet dhe pasion”, shkruan Veliaj.
Große Gastfreundschaft von unserem Freund Max Schmidt, Landtagsabgeordneter & überzeugter Europäer. Seine Position ist klar: Die EU ist vollständig, wenn der Balkan dabei ist.
Wir planen eine Handelsmission mit dem Min. für 🇪🇺 Angelegenheiten, um die Beziehungen zu stärken! 🇦🇱🇩🇪 pic.twitter.com/4HFMePNl0o
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 17, 2022