Veliaj në GJKKO: Policia do të sjellë Berishën më 19 maj në gjykatë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për mediat pas seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka paditur Sali Berishën për shpifje.

Ai duhej t’i provojë akuzat në gjykatë. Sot ishte momenti të vinte si burrë por ai nuk është burrë. Ai është frikacak, ai është njeri i lig që ka mbjellë përçarje e shpifje. Sot u vendos që më 19 maj në orën 10:00 do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Policia do të sjellë Berishën si të gjithë qytetarët e tjerë që të provojë akuzat. T’u futesh njerëzve te vrima e çelësit, të merresh me gjithë familjet e dynjasë… Policia do duhej të bëjë detyrën dhe ta sjellë me detyrim. Ato janë akuza të padenja për këdo që angazhohet publikisht e që ka përdorur prezencën e vet. Një njeri që shpif i përket së kaluarës“, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?