Damian Gjiknuri: Zgjedhja e Erion Veliaj në krye të PS së Tiranës një vlerë e madhe për PS
Kryesia e Partisë Socialiste, vendosi që Erion Veliaj të jetë sërish në krye të drejtimit të PS të Tiranës për katër vitet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri argumentoi se kjo zgjedhje është në funksion të objektivave politik te PS.
“Ju e dini që PS-ja e Tiranës gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm. Kryesia e partisë kështu e ka gjykuar dhe mendojnë se është moment i duhur që z.Veliaj si kryetar i PS-së së Tiranës të bëjë dhe dejtuesin politik dhe është më e natyrshme në rolin e tij për ta kryer këtë funksion.
Ai është i pari që e ka filluar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të partive në njësitë vendore nëpërmjet një procesi të ngjashëm si ajo që organizoi grupi i punës i drejtuar nga z. Klosi.
Kështu që mendoj se kjo është një zgjedhje e jona gjithmonë në funksion të objektiva politik, aq më tepër që kryetari i Bashkisë së Tiranës për peshën që ka dhe rregullimin e posaçëm që e ka pasur Tirana në traditë, kryesia e partisë ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë”- theksoi Gjiknuri.