Veliaj: Në prokurori sqarova se parku nuk ka kafene dhe pallate
Një ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në prokurori, ku është marrë në pyetje lidhur me ndërtimin e këndit të lojrave tek parku i liqenit në Tiranë.
I shoqëruar nga nënkryetari i bashkisë, Arbi Mazniku, ata dhanë shpjegime për lejen ë ndërtimit të këtij projekti, i cili u inagurua më datë 1 qershor.
Prokurori që mori në pyetje Veliajn ishte Gjergji Tako.
Bashkë me kryebashkiakun janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kanë hartuar projektin e këndit të lojërave. Hetimet nisën pas kallëzimit të Partisë Demokratike.
Lidhur me dëshminë në Prokurori, Veliaj ka sqaruar në Twitter qëndrimin që ka mbajtur.
Sqarova koleget e prokurorise per ate qe pane te gjithe, kendi i lodrave s'ka kafe e pallate. Te gjithe te qarte 👌 https://t.co/aFc8A3H1NN
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 4, 2016
KOHA JONË SONDAZH

