Veliaj në qendrën “Strehëza”: Në këto net të vështira, solidaritet që askush të mos ndihet vetëm

Teksa vendi po përballet me temperatura të ulëta, strukturat e Bashkisë së Tiranës janë në gatishmëri për t’u siguruar një ambient të ngrohtë dhe ushqim për të gjithë personat e pastrehë në qendrën sociale “Strehëza”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Eduard Shalsi, vizituan mbrëmjen e djeshme personat e sistemuar në këtë qendër pritëse dhe po marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.

Pas vizitës në qendrën “Strehëza”, Veliaj bëri thirrje që këto ditë të ftohta dimri të bëjmë veçanërisht më shumë kujdes për këdo që ka nevojë për përkujdesje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi një qendër me të gjitha kushtet për të kaluar netët e ftohta, sidomos për ata që janë në situatë rruge, që mund të jenë edhe nga një qytet tjetër dhe i ka kapur nata në Tiranë. Edhe pse Tirana e ka dimrin shumë të shkurtër, ne duam që këtu të trajtojmë me dinjitetin maksimal njerëzor çdo njeri. Të gjithë kemi dëgjuar histori njerëzore. Fati i hedh dhe i pret njerëzit aty ku nuk të shkon imagjinata njerëzore. Secili mund të ketë pasur dramat dhe problematikat e veta. Ne kemi këtu edhe një psikolog dhe asistencë sociale. Por, mbi të gjitha, duam që në këto netë të vështira të jemi këtu me një strehë, krevat, batanije dhe ushqim të ngrohtë. Duam të sigurohemi që asnjë në qytetin e Tiranës, që sigurisht ka një milion vetë dhe një milion problematika, por ka gjithashtu edhe një milion zemra që ofrojnë solidaritet dhe askush të mos ndihet vetëm“, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që mund të hasin njerëz në vështirësi për të sinjalizuar institucionet dhe të telefonojnë në numrin e emergjencës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?