Tirana, krah Tokios dhe Stambollit në Samitin për Ndryshimet Klimatike në Baku, Veliaj: Ndava përparimin e kryeqytetit

Në ditën e tretë të Samitit për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me përfaqësues të qyteteve të Stambollit dhe Tokios.

Veliaj ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku thekson se mesazhi i përbashkët nga të tre qytetet ishte që të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, të cilat perkujdesen si në fatkeqësi ashtu dhe në inovacione.

”Ishte kënaqësi të ndaja përparimin e Tiranës, së bashku me dy partnerë të mrekullueshëm, si Stambolli dhe Tokio! Qytetet janë çelësi për zbutjen e ndryshimeve klimatike! Mesazhi ynë për #COP29 nga 3 qytetet tona, është të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, si përkujdesës kryesorë ndaj nevojave dhe aspiratave të njerëzve, si në fatkeqësi, ashtu edhe në inovacione”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP