Veliaj në SHBA, takohet me komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, vijon takimet e rëndësishme në SHBA, ku këtë herë ai u takua me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.
“Shumë i lumtur që u takova me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman. Pres me padurim bashkëpunimin me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC”,-shkruan Veliaj në rrjete sociale.
Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams si dhe me aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj.