Veliaj: Në shtator hapim 12 shkolla të reja. Merr fund historia e mësimit me dy turne

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vitin e ri shkollor do të hapen 12 shkolla të tjera dhe për herë të parë do të marrë fund tema e mësimit me dy turne.

“Këtë vit do të hapim edhe 12 shkolla, që përmbyll buqetën tonë prej 40 shkollash. Do të hapen edhe të tjera vitin tjetër. Por për herë të parë ne nuk do kemi më temë për shkollat me dy turne në Tiranë.

Kemi ndërtuar aq shumë shkolla me një shpejtësi dhe cilësi të jashtëzakonshme, sa që besoj që më në fund tema e shkollave me dy turne, krahasuar me ata që nuk ndërtuan asnjë shkollë dhe skuadrën tonë që ndërtuan 40 shkolla, merr fund njëherë e mirë dhe kemi mundësi të shqetësohemi për çështje të tjera”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP