Veliaj në “shtëpinë” e shqiptarëve në Zvicër: Mezi pres bashkëpunimet mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel

Tirana dhe Bazeli do të ndërtojnë një urë të re bashkëpunimi në fushën e artit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet sot për një vizitë në Zvicër, ku u takua me dy këshilltarët e Këshillit Qeverisë të kantonit të Bazelit, qytet ku jetojne shumë shqiptarë.

“Kryeqyteti Europian i Rinisë, takon Art Basel-in! Ishte kënaqësi të takohesha me këshilltarët e Këshillit Qeverisës të Bazelit, Lukas Engelberger dhe Marco Greiner. Kantoni i Bazelit është shtëpia e shumë shqiptarëve dhe një skenë e mrekullueshme e artit.
Mezi pres të kemi më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel”, shkruan Veliaj.

Panairi i Bazelit, “Art Basel”, bashkon botën e artit ndërkombëtar. Ai përmban mbi 200 galeri kryesore dhe më shumë se 4000 artistë nga pesë kontinente.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?