Berisha: Personazhi misterioz me emrin Nesti Angoni është Rama
Sali Berisha ka folur për Erion Veliaj, dhe thotë se personazhi misterioz me emrin Nesti Angoni, nuk është askush tjetër veçse kryeministri Edi Rama.
”Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt. Këto nuk mund t’i çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama.
Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e ka vetëm kryeministri dhe askush tjetër, asnjë njeri tjetër”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, ai thotë edhe se SPAK-u po e fal Veliajn për çështje të tjera edhe më të rëndësishme siç është ajo e inceneratorit të Tiranës. Dhe kjo sipas tij për të vetmin fakt se nga ky projekt ka përfituar edhe kryeu i qeverisë.