Veliaj: Nënkryetarët e bashkisë, jo me sigla partie

 

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si detyrë të parë do të ketë zgjedhjen e nënkryetarëve të bashkisë që me shumë gjasa do të jenë katër si dhe 24 administratorë që do të jenë në ccdo minibashki apo komunë që është bërë pjesë bashkisë.

Nuk do të kenë sigël partie. Ata do të përzgjidhen njëlloj si kandidatët që dolën në siglën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane.

Besoj se kam dëshmuar që nuk prirem të shikoj njerëzit nga bindjet politike”, u shpreh Veliaj, shkruan Dita.

Prirem të punoj me menaxherë të mirë.

Fati kësaj here është që kryetari i bashkisë zgjidhet, punon me menaxherë të cilët i emëron ose i shkarkon në bazë të performancës së tyre.

Ashtu siç arritëm të ngrinim performancën në një ministri që ishte bishti i kavallit dhe për të cilën askujt nuk i binte në mend, as nuk e dinte me çfarë merrej, gjykoj se do të sjellim në të njëjtin standard dhe të njëjtin nivel Bashkinë e Tiranës, që ka katër vjet që fle gjumë me gërrhima”, deklaroi më tej kreu i ri i bashkisë.

SHKARKO APP