Veliaj: Njohim detyrimet e pashlyera por jo kontratat e minutës së fundit
“Debati i biznesit”vendosi kandidatin e majtë të bashkisë së Tiranës përballë përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
Nikolin Jaka, kreu i dhomës së Tregtisë propozoi hapjen e një zyre “Kujdesi i sipërmarrjes së kryeqytetit”.
Kjo zyrë do përbëhet nga një staf i specializuar që do të merret koordinimin mes biznesit dhe bashkisë.
“Sa ju duhet kohë të shlyeni detyrimet e pashlyera ndaj bizneseve?” kjo është një nga pyetjet që Jaka kërkon përgjigje nga Veliaj.
Kandidati i majtë u përgjigj se
Erion Veliaj: “Pashikoj situatë emergjence për 300 ditët e para për të shlyer borhxin por dhe për të kthyer shërbimet në normalit. Mendojmë se ajo që bashkia ka borxh është 1/5 e borxhit real. Do kemi audit të gjithë veprimeve të bashkisë dhe të 13 komunave në 4 vitet e fundit. Pagesat janë detyrimet që shteti duhet ti njohë. Detyrimet ju njohim por nuk do pranojmë kontratra të minutës së fundit”
Tre terminale në hyrje të Tiranes
Duam të krijojmë 3 terminale të transportit publike në hyrje të Tiranës në partneritet me biznesin.
-Terminal në hyrje të Tiranës për lëvizjet nga Durrësi
-Terminal në hyrje të Tiranës për lëvizjet nga Elbasani
-Terminal në rrugën e Dibrës ku do bëhet lidhja me Rrugën e Arbrit dhe ku do të krijohet zonë industrial.