Veliaj: Nuk do lejoj askënd që të ndalë orën e Tiranës për interesa politike

Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që prekin drejtpërdrejtë interesat e qytetarëve, të cilët e përkrahin zhvillimin e transformimin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, në Top Channel, tha se dy nga çështjet që u zvarritën për faj të politikës ishin projekti i Unazës së Madhe dhe Teatrit të ri Kombëtar.

“Ne, shqiptarët, e kemi të mundur të mos i politizojmë gjërat. Për sa kohë që, tek fusha e futbollit në Laprakë po lozin të majtë e të djathtë, për sa kohë që në Pazarin e Ri bëjnë pazar edhe nënat e majta edhe të djathta dhe për sa kohë tek Liqeni dalin për vrap edhe të majtë edhe të djathtë, do të thotë se është e mundur. Ne shqiptarët, thjesht duhet ta ndajmë mendjen të bashkëpunojmë dhe mos të pengojmë njëri-tjetrin. Ne humbëm tre vite tek Teatri. Ne humbëm tre vite tek “Astiri”. Kjo është arsyeja pse organizova 12 dëgjesa me artistët dhe sot 99% e tyre ranë dakord”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se shumë nga ata që dje protestonin, sot kanë pranuar që janë përdorur nga politika. “Qyteti nuk mund të humbasë më kohë! Kemi organizuar 12 dëgjesa; kam qenë edhe tek dëgjesa kur jam qëlluar me vezë, kam qenë edhe në dëgjesa ku një aktor merrte porosi direkt nga selia e partisë me mesazhe, por s’ka asnjë problem. Njerëzit kanë të drejtë të bëjnë karrierë në politikë, – madje u provua ajo që thashë, që dy organizatorët ishin edhe kandidatë për deputetë, – por, të ngatërrosh politikën me nevojën që ka qyteti për një shtëpi të madhe arti… Shumë prej atyre që protestonin për këndin e lodrave, jo vetëm që janë kthyer sot në miq, por kanë kërkuar ndjesë duke thënë ‘na marrosi politika’”, tha kryebashkiaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?