Veliaj: Nuk jam nga ata kryetar bashkie që kap 4 vila për 6 muaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen stafit të mjekëve në Shqipëri të cilët e kanë ndihmuar në kapërcimin e COVID-19. Në një intervistë për Report tv, Veliaj theksoi se për asnjë moment nuk është larguar jashtë vendit, ndërsa thekson tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar dikë “o me rrena o me gjuhën e urrejtjes, gjithmonë ka humbur”.
“Nuk kam shkuar as në Itali as në Turqi, në asnjë vend tjetër, në fakt nuk kam dalë as nga shtëpia. E di që kundërshtarët po përpiqen fort që të gjejnë diku ku të kapen, por unë nuk jam ai kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë as kryetar bashkie që për 6 muaj kap 4 vila, as kryetar bashkie që vë gjobë, jam njëri që punoj me shumë dashuri për këtë qytet, nëse kundërshtarët kanë një alternativë më të mirë, bujrum, po afrohen zgjedhjet, por me rrena dhe me sajesa, nëse do isha duke vdekur dje në Turqi s’mund të isha sot fizikisht këtu.
Kështu që për të gjitha ato arsye, i mëshiroj, i kam falur, me gjithë ato apel jo vetëm për këta, po për këdo kjo gjuha e urrejtjes kjo gjuha e mllefit, kjo gjuha e lajmeve të rreme, dikë mund ta kesh inat dikë mund ta kesh rival, dikë mund ta kesh kundërshtar, por do duhet ta mundësh me ide, do duhet ta mundësh me punë, do duhet të tregosh ca punësh ke bërë dhe pse je më i mirë ose më e mirë, por jo me goditje në n brez, jo me lajme të rreme dhe jo me këtë kulturën e përçarjes. Unë besoj që ne kemi nevojë të bashkohemi, kur vjen puna tek sëmundja, kur vjen puna tek tërmeti, kur vjen puna tek këto investimet për fëmijët ne nuk kemi nevojë të jemi të përçarë dhe kjo gjuha e mllefit dhe e urrejtjes do duhet që të venitet.
Nuk është as pjesë e kodeve tona shqiptare dhe nuk është as pjesë e civilizimit perëndimor. Ndaj dhe besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar dikë o me rrena o me gjuhën e urrejtjes gjithmonë ka humbur. Kështu që për sa kohë që është një formulë humbëse a mos ia vlen që me mirësi me dashamirësi dhe me projekte dhe ide konkrete ne të bëjmë një beteje sesa me këto goditje nën brez. Kështu që jo vetëm që nuk jam larguar asnjë ditë jo vetëm nga Shqipëria por as nga shtëpia por kam qenë super super mirënjohës dhe i impresionuar nga të gjitha ata që punojnë që punojnë për shërbimin publik shëndetësor sepse besoj që nuk kanë asgjë mangët nga kushdo tjetër e bën këtë punë në Turqi apo në Itali”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?