Veliaj: Nuk ka asnjë gazetaruc në bordero bandash apo trafikant droge me TV, të më vërë gjobë

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot pasdite disa portaleve, në të cilat ka qarkulluar lajmi se ai përdor një makinë të kushtueshme të markës Maybach dhe e parkon para godinës së bashkisë.

Veliaj shkruan se asnjë gazetaruc në bordero bandash apo trafikant droge me TV nuk mund t’i vendosë gjoba. “Jo Tan Pasmaciu, por ASKUSH! Nuk ka asnjë gazetaruc në bordero bandash apo trafikant droge me TV, të më vërë gjobë”, shkruan Veliaj.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se lajmi fillimisht i publikuar ne Facebook nga gazetari Artan Hoxha, e më pas nga disa portale, lidhur me automjetin, është i pavërtetë.

 

SHKARKO APP