Veliaj nxjerr fotot: Krenar që Presidenti gjerman vizitoi shkollën tonë model “Sami Frashëri”
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar disa foto nga vizita e Presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në shkollën e re “Sami Frashëri”.
Krahas fotove, Veliaj shkruan:
Dje pasdite me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” 🏫!
Krenar që Presidenti Steinmeier zgjodhi të vizitojë shkollën tonë model, në të cilën aplikohet sistemi mësimor dygjuhësh, shqip-gjermanisht. 🇦🇱❤️🇩🇪 – Tregues i lidhjes së ngushtë mes dy vendeve tona! 😊