Veliaj: Pallati në rr. Myslym Keta i shpallur i pabanueshëm që pas tërmetit 2019
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se pallati i dëmtuar nga tërmeti në rr. “Myslym Keta” është një nga ndërtesat që janë shpallur të pabanueshëm, kurse banorët janë përfitues të apartamenteve të reja te lagja “5 Maji”.
“Në Tiranë janë prishur me dhjetëra pallate të dëmtuara nga tërmeti, sidomos në Njësitë 4 dhe 6, të cilat janë edhe dy zonat më të prekura. Nëse një institucion shtetëror, i cili quhet Instituti i Ndërtimit, ka dhënë verdiktin se ky pallat është i kategorisë DS5, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, edhe në Fushë Krujë, edhe në Thumanë dhe çdo zonë tjetër të prekur nga tërmeti, automatikisht është detyrim i pushtetit vendor të kryejë disa gjera: Së pari, të prishë ndërtesën, së dyti, t’i japë bonus qiraje banorëve, për të mos i lënë jashtë dhe së treti, t’u japë shtëpi të re. Vetëm pasi kanë marrë shtëpinë e re, banorëve që nuk kanë asnjë strehim tjetër, u ndërpritet bonusi i qirasë, për t’u futur në shtëpinë e re,” u shpreh Veliaj në një intervistë për Top News.
Ai tha se politika po i dëmton banorët edhe në këtë rast, duke i joshur me protesta, pasi ata që kanë firmosur janë strehuar tashmë në apartamentet e reja.
KOHA JONË SONDAZH

