Veliaj për pronarët e “5 Majit”: Do përfitojnë sipas ligjit, aq metra pronë sa kanë! Spekulantët do nxirren publikisht si mashtrues

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i nëntorit 2019 apo preken nga procesi i rindërtimit i lagjeve të reja në zonën e “5 Majit” dhe në “Kombinat”, do të kompensohen sipas ligjit.

Ligji thotë se banorët që kanë shtëpitë te “5 Maji” nuk duhet të dëmtohen. Pra, nuk mund të zgjidhim një hall, duke krijuar një tjetër. Kjo është arsyeja pse edhe banorët që banojnë në Kombinat dhe te “5 Maji”, ku do bëhen lagjet e reja, do trajtohen njësoj. Kush është pronar me letra, do të trajtohet me formulën e pronarit, pra do marrë shumë më shumë seç kishte. Ndërkohë, dikush që është në proces legalizimi, pra e ka zaptuar atë tokë, që ka qenë në fakt tokë shtet, sepse gjithë Bregu i Lumit ka qenë tokë e Bashkisë, ndërmarrje e Bashkisë, do t’i marrin metrat katrorë siç i kanë pasur. Kontrata thotë: Sa metra ke? Ke 200 metra? Merr 200 metra banesë”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kush nuk provon që është pronar i banesës ku banon, por është thjesht qiraxhi në atë banesë, nuk përfiton.

Ai shtoi se spekulantët do të demaskohen: “Kush është spekulant do trajtohet si spekulant dhe do të nxirret publikisht si mashtrues”.

SHKARKO APP