Veliaj për Saliun dhe Metën: U vjen turp dhe fshehin fytyrat, janë bërë si ajo kënga: No face, no name, no number

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar çiftin Berisha-Meta dhe kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës, i cili u zbulua që ka gënjyer për diplomën e shkollës së mesme, duke thënë se atyre u vjen turp tashmë edhe nga fytyra e tyre. Pa logo partie, pa emër në fletë votimi tashmë”,-tha Veliaj, ”dalin edhe pa fytyrë, “no face, no name, no number”.

“E keni vënë re, që të dyja palët duam të mbarojmë shkolla? Ne kemi detyrë që të mbarojmë shkollën e 42-të, 43-të, apo të 44-t, ata duhet të mbarojnë shkollën për efekt diplome, por që këtu të dyja palët jemi për të mbaruar shkolla kjo është pak, por e sigurt. As nuk më besohet që do kishim përballë karikatura të tilla.

E keni vënë re, tani thotë mos i shikoni fytyrën, por shikojini gishtat, se u vjen turp nga fytyra e tyre. Se në fakt fytyra e tyre është fytyra e Saliut dhe Ilir Metës, për këtë s’ka dyshim asnjë njeri, u vjen turp. A thua se po mësojnë gjuhën e shenjave në fushatë dhe po ua tregojnë njerëzve me shenja çfarë mendojnë ata për popullin.

Ishte shenjë e shëmtuar me thënë të drejtën, po fakti që këta kanë turp nga fytyrat e tyre është tamam si ajo kënga “no face, no name, no number”, pra pa fytyrë, pa emër, pa numër. Domethënë jemi duke bërë fushatë me disa gishta se nuk i shohim fytyrën asnjë njeriu. Saliu i urryer, Iliri i urryer, kandidati pa diplomë. “Mos iu shikoni fytyrën!” Por çfarë të shohim? Ne nuk dimë me kë po debatojmë, me kë po kandidojmë”,-u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP