Veliaj: Po vjen vetëm fundi i atyre që kanë nëpërkëmbur dinjitetin e Tiranës

 

Kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj ka mbyllur fushatën elektorale në një miting të zhvilluar në Sheshin Nënë Tereza.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se "Ndihet njeriu më me fat për misionin që i është besuar dhe shprehu bindjen e tij për fitore në gjithë Shqipërinë".

Swiss Digital Desktop Reklama

"Asnjë qytet sot nuk thotë e duam bashkinë si Bashkinë e Lulzim Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Bashkia e Tiranës është standardi më i ulët i menaxhimit të qytetit, ne duam një Tiranë që të jetë shembull.

Ka 30 ditë po shikojmë sesi dallohet fushatat tona. Me fushata e tyre, PD po u thotë njerëzve po vjen i botës, po vjen fundi  i kohërave, por po vjen vetëm fundi i atyre që kanë nëpërkëmbur dinjitetin e Tiranës.

Ata mbjellin frikë, ne sjellim shpresë, kjo është diferenca mes nesh.

Për të gjithë ata që mendojnë se do bëhet qameti po fituam ne, jo vetëm në Tiranë, u themi që vijmë për të punuar, nuk vijmë për hakmarrje po për të nxjerrë qytetin në punë", tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?