Veliaj poston fotot e shkollës “Edith Durham”: Më burgosën pa gjyq, por puna nuk ndalet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj këtë herë ka reaguar për punët e mira që sipas tij janë bërë nga Bashkia e Tiranës. Veliaj ka publikuar disa foto nga kantieri i shkollës së re “Edith Durham”, duke thënë se do të jetë e 48-ta në në buqetën e godinave arsimore që janë ndërtuar nën drejtimin e tij në kryeqytet. ”Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet! Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. Forca”,-shkruan Veliaj.

SHKARKO APP