Veliaj pret ambasadorin e ri të Turqisë në Tiranë: Na presim bashkëpunimet për rininë dhe familjet në nevojë

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në vendin tonë. Përmes një postimi në facebook, Veliaj shkruan se bashkë me Tayyar Kağan Atay, do të kenë bashkëpunime si për rininë, por edhe për familjet në nevojë.

”Kënaqësi të takoja ambasadorin e ri turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, folëm për mundësi të shumta bashkëpunimi, sidomos me nismat e bamirësisë me shoqatat turke, në ndihmë të familjeve në nevojë gjatë festave.

Një tjetër hapësirë bashkëpunimi do të jetë edhe ”Albania Techno Park”, që do të ndërtohet në Tiranë, në funksion të të rinjve”,-shkruan.

SHKARKO APP