Veliaj pret ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema: Shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këtë të martë priti në një takim të veçantë ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema, ku përmes një postimi në Twitter, thotë se kanë shkëmbyer ide të mira bashkëpunimi.
“Shumë i nderuar të prisja në Tiranë, ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema! Gjatë bisedës shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi për ardhmen e përbashkët evropiane”, thekson Veliaj.
Masimo D’Alema ka mbajtur pozita të larta si në Itali dhe në arenën ndërkombëtare, ku një nga pozitat ka qenë dhe ajo e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Italisë (Kryeministër) nga viti 1998 deri 2000, si kryetar i koalicionit të qendrës së majtë, dhe Ministër i Punëve të Jashtme nga 2006 deri 2008.
Shumë i nderuar të prisja në Tiranë📍, ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema! 🇦🇱🇮🇹
Gjatë bisedës shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi për ardhmen e përbashkët evropiane! 💪🏼 pic.twitter.com/rTuSllEL0m
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 11, 2022