Veliaj pret në takim Presidentin e Federatës Botërore të Sportit Universitar, Leonz Eder

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Federates Botërore të Sportit Universitar, Leonz Eder, me të cilin bisedoi për rritjen e bashkëpunimit në përfshirjen e studentëve në disiplina të ndryshme sportive, por edhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”. Veliaj tha se një student i mirë nuk është vetëm ai që del me 10-ta, por dikush që di të luajë në skuadër, që aktivizohet me sport.

Një student apo një nxënës i mirë nuk është vetëm ai që del me 10-ta, por ai që di të luajë në skuadër, që aktivizohet në një disiplinë të caktuar, në sport, ai që kupton se jeta ka edhe humbje edhe fitore. Ne kemi studentë të shkëlqyer, të cilët futen në karrierë në politikë, por ama s’kanë mësuar kurrë që jeta ka humbje dhe humbja nuk është tragjike, nuk zgjat përgjithmonë – se jeta ka edhe fitore, por fitorja nuk është moment arrogance dhe as fitorja nuk zgjat gjithmonë. Jeta është plot me humbje dhe fitore, por kush e gjen mesataren e artë mes humbjeve dhe fitoreve di të jetë edhe një qytetar i mirë. Ndaj, e shikoj dobinë e Federatës sonë Shqiptare të Sportit Universitar si një fidanishte që kultivon karakterin, jo vetëm muskuj, jo vetëm rekorde, jo vetëm arritjet kronometrike, por karakterin e çunave dhe gocave tanë në universitet”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se puna në skuadër është cilësi dhe fëmijët duhet të rriten me këtë frymë bashkëpunimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?