Veliaj: Procedim penal deputetëve frikacakë

Tre police bashkiake janë lënduar në protestën e zhvilluar paraditen e sotme në parkun e liqenit articial organizuar nga PD kundër këndit të lojrave.

Të lënduara nga protesta Ludina Sinani, Sonila Azemi, Doriana Kolgjinaj. Një prej tyre ka shembje të klavikulës dhe do marrë kujdes me të specializuar pas fazës së emergjencës. Dy të tjerat, një ka shembje në kokë nga goditjet pas koke dhe tjetra në shpinë.

Ata u vizituan nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Aldrin Dalipi mesditën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj  tha se ishte i vendosur për të vijuar parkun dhe ndërtimin e një Tirana europiane dhe jo bathorizimin e saj dhe deputetët demokratë i etiketoi frikacakë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka pikë burrnie që deputetë njerëz të veshur me imunitet mbajnë armë dhe ushtrojnë dhunë të karakterit të botës  së krimit. Dua të siguroj  Tirana nuk është as Aleppo dhe as Palmira. Do procedojmë penalisht. Nuk më intereson se sa imunitet kanë janë frikacakë. Kjo është një parti që nuk njeh burrërinë. Ata që shkatërruan Tiranën 4 vjet duan të vazhdojnë ta shkatërrojnë. E di që trazohen kur pijnë laten makiaton në pallatin e tyre kur të vijnë fëmijët për të lozur por ata do të vijnë.

Sa i takon Ndriçim Babasit Veliaj tha se me aksionin e bashkisë i janë prishur interesat personale këtij të fundit.

“Dua t’ju kujtoj se zoti.Çim Babasi që sot është në komisariat është një njeri që i është prishur interesi personal me bashkinë e Tiranës. Aksioni i parë i bashkisë së Tiranës ishte çlirimi i parkingut të Tiranës të zaptuar prej tij personalisht tek stadiumi “Dinamo”. E keni parë sot, ai parking i është kthyer Bashkisë dhe i është kthyer qytetarëve. Sot nuk shiten makinat e tij të përdorura, sot është një hapësirë që përdoret nga të gjithë qytetarët. Nëse doni të dini sesa ambjentalist është ky bëni një xhiro në Fushë Krujë dhe në Krujë dhe shikoni sesi janë bërë gropat e gëlqeres prej këtij zotërie dhe si është rrjepur mali i Skëndërbeut nga ky Çimi. Tani ky Çimi është dashnor i mjedisit, ky Çimi që iu prek interesi sapo u mbyll parkingi i tij te stadiumi “Dinamo” që është pronë e Bashkisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?