Veliaj: Promovimi i aktiviteteve kulturore në rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” me kërkesë të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK) dhe vendim të Gjykatës Speciale Antikorrupsion (GJKKO), pasi është duke u hetuar për dy vepra penale.
Veliaj ka reaguar sot ndaj akuzave të ngritura lidhur me postimet e tij në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një sulm të pabazuar.
Në një postim në Facebook, Veliaj u shpreh se ka qenë e padrejtë të trajtohen rrjetet sociale të kryebashkiakut, ku janë promovuar aktivitetet kulturore dhe artistike të Tiranës si një “skenë krimi”.
Ai theksoi se postimet për ngjarjet kulturore, si “International Contemporary Dance Festival”, janë të zakonshme për çdo kryetar bashkie dhe bëhen me qëllim informimin e qytetarëve dhe turistëve. Veliaj sqaroi gjithashtu se këto postime janë realizuar nga stafi i zyrës së shtypit dhe jo nga vetë ai, duke u kërkuar ndjesë qytetarëve për këtë keqkuptim.
Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se aktivitetet kulturore të qytetit, si baleti i Preljocajt, janë një pasuri dhe duhet të promovohen pa frikë, ndërsa akuzat dhe trajtimi i tyre si “krim” janë një goditje e padrejtë ndaj punës së tij dhe stafit të bashkisë.
Ai përfundoi postimin me një thirrje për durim dhe forcë, duke e mbyllur mesazhin me një urim për një agjërim të lehtë.
KOHA JONË SONDAZH











