Veliaj: PS-LSI, bashkë jemi të pamposhtur

 

Erion Veliaj në Konventën e LRI ka deklaruar se PS dhe LSI kur janë të bashkuar e kanë treguar se janë të pamposhtur. Ndërsa kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI, Ilir Meta bëri një apel për opozitën, që të mos kërkojë bashkitë për të luftuar qeverinë. Vendi i opozitës tha Meta është në Parlament.

Erion Veliaj: Ne progresistët kemi treguar se kur jemi bashkë jemi të pamposhtur, ndaj jam i bekuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e LRI dhe LSI. Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën tregon se bashkimi bën fuqinë dhe kur jemi bashkë nuk na mposhtin. Jam krenar që kam qenë pjesë e qeverisë PS-LSI qe për 18 muaj është bërë ajo që nuk u bë për 20 vjet.

Mezi pres që të punoj me këshilltarët e LSI. 4 vjet Tirana ka shkuar në drejtimin e gabuar. Ashtu sic po bëjmë Shqipërinë me Edi Ramën dhe Ilir Metën ashtu do të bëjmë Tiranën me PS dhe LSI.

Ka disa njerëz sic është një gjysh 72 vjec dhe shan rininë, ne i themi atij që për ne socilasitët e PS dhe LSI rinia nuk është e ardhmja, por ështe e tashmja. Ne kemi vetëm një jetë, ne jemi të rinj dhe kemi vetëm një detyrim dhe kemi detyrimin ti themi brezave se ne kemi pasur fatin në dorë.

Ndërsa kryetari i LSI, Ilir Meta duke kërkuar mbështetjen e LRI për të votuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane Erion Veliaj tha se duhet t’i japim një kuptim të ri bashkive dhe kryetarëve të bashkive. Meta tha se opozita nuk ka pse kërkon të marrë bashkitë për të luftuar qeverinë. Ai tha se opozita e ka vendin në kuvend.

Ilir Meta: Të gjitha votat për Erion Velinë kandidatin e ASHE, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra deri në Sarandë, këto janë zgjedhje vendore, administrative, për të zgjidhur problemet e shkuara në Tiranë dhe shumë prej qyteteve të komunave të deri tanishme, por pa asnjë diskutim që zgjidhja e tyre kërkon një vullnet politike. Kërkon ti jepet fund konceptimit të bashkive si instrument politik që ka kryetarin e bashkisë, ti jepet fund përdorimit të bashkive për të bërë luftë me qeverinë sepse e pësojnë qytetarët.

Opozita nuk ka pse kërkon bashkitë për të sulmuar qeverinë, opozita e ka vendin në paralment dhe ne ja kemi krijuar të gjitha mundësitë.

Bashkitë janë për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Ndaj kërkojmë votën tuaj, në Tiranë për Erionin, kërkojmë votën e shkodranëve për Keti Bazhdarin në mënyrë që e gjithë Shqipëria të ecë në rrugën e progresit dhe të rritjes ekonomike. Nuk është vetëm qeveria përgjegjëse për ekonominë e vendit. Cdo bashki ka përgjegjësinë e saj. Energjitë duhet të ecin në një drejtim, atë të rritjes së ekonomisë, sepse kjo krijon më shumë mundësi. Ekonomia jonë ka sfida të mëdha, sepse ekonomia e eurozonës ndeshet me vështirësi të mëdha

SHKARKO APP