Veliaj: Rama na ka çuar në dy fitore, mot e treta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi sot procesin e referendumit, duke u shprehur se ai është një formë e demokracisë së brendshme në PS.

“Rama na ka çuar në dy fitore që përkthehen në reforma, në ekonomi që po shkon më mirë, në qytete që po urbanizohen, në pensione që janë rritur, në  vende pune më shumë, jo aq sa duhen por qartazi më mirë sesa kishim më përpara”, tha ai.

Duke shtuar se “besoj se me Edi Ramën në krye të PS-së do kemi një fitore tjetër që do të përkthehet në vitin tjetër jo vetëm në numrat e duhur për të qeverisur në një koalicion të fortë, por dhe në më shumë reforma”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e di që ka pasur shumë debat rreth këtij procesi, por e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur kritikave është puna”, përfundoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?