Veliaj: Ramën e konsideroj si një vëlla të madh, është kryeministri më i suksesshëm në histori

Kryebashkiaku i Tiranës, dhe kandidati i PS-së për një mandat të tretë, Erion Veliaj komentoi në ”Top Story” ndër tët tjera edhe marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. Veliaj theksoi se e konsideron kreun e qeverisë si një vëlla të madh, por për më tepër, tha se Edi Rama është kryeministri më i suksesshëm në historinë e Shqipërisë.

“Unë e shoh si një bashkëpunëtor besnik, me të cilin kemi ndarë ditë shumë të vështira kur kemi humbur në opozitë. Disa herë për një fije në termat statistikorë të votimeve. Dhe sot e konsideroj një vëlla të madh që s’e kam pasur kurrë. Unë jam rritur pa një figurë mashkullore, kështu që Edin e kam pasur edhe për të më këshilluar në ditët e mia të para dhe sigurisht për të bërë edhe një pakt të madh.

Sot e konsideroj Edin si kryeministrin më të mirë që ka pasur Shqipëria që nga koha e Pavarësisë, pa më të voglin dyshim. Dhe njeriun për të cilin historia e Shqipërisë dhe librat e fëmijëve tanë të historisë, do ketë vërtetë faqe të lavdishme, për një njeri që ka lënë më shumë gjurmë se të gjithë kryeministrat bashkë. Kjo është pak, por e sigurt. Këtë besoj unë sinqerisht”, tha Veliaj.

SHKARKO APP