Veliaj reagon pas mbylljes së emisionit: Mercenarët e PD vazhdojnë avazin e shpifjeve

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka reaguar pas akuzave të opozitës në lidhje me mbylljen e një emisioni televiziv që po hetonte çështjen e plehrave.

Veliaj thotë se nuk merret me histori që shpiken në dhoma montazhi dhe se nuk e ka parë emisionin e as ka kontakuar me gazetarët.

“Jam informuar dje nga një deklaratë e Partisë Demokratike dhe mediat e koordinuara prej saj me akuzat e radhës – tanimë thuajse të përditshme – kësaj here për një emision të patransmetuar në Vizion Plus. Me një mori punësh që ka Tirana, as nuk kam kohë e as interes të merrem me çdo histori që shpiken në dhoma montazhi, seli partie e duzinë portalesh pranë tyre. As nuk e kam parë emisionin, as nuk i njoh gazetarët, e as kam kontaktuar KURRË me Vizion Plus. Sfidoj këdo që bën gazetari të mirëfilltë të provojë të kundërtën! Por, kushdo që më njeh, e di se sa i fokusuar jam në punët e Tiranës e sa nuk harxhoj kohë fare me litaninë e përditshme të PD e mercenarëve të tyre – sepse besoj se qyteti ndërtohet me punë, jo me helm!”, deklaron Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, këto akuza vijnë për shkak të humbjes së Tiranës dhe humbjes në zgjedhjet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sigurisht që, për PD e shpurën e tyre, humbja e Tiranës – pa lënë asnjë gjurmë gjatë qeverisjes – është një parathënie e humbjes së 3-të radhazi pas pak muajsh. Është e qartë si drita e diellit se për një parti si PD, që fjeti gjumë 4 vjet, Tirana në Punë është një makth nga i cili s’po dinë si të zgjohen. Por, ky nuk është problemi im e i Tiranës, njerëzit duan punë konkrete e jo baltovinë konstante!

Në 1 vit, Tirana ka hapur 100 kantiere pune, ka më shumë rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe e kënde lojërash! Ka sot një jetë artistike, kulturore e turizëm të paprecedentë më parë. Ka një Bashki me 3 turne në punë dhe një qytet më të pastër, më të ndriçuar e më të gjelbër. Sado të përpiqen me histeri e kujë, nuk i bindin dot 1 milionë dëshmitarë të këtij ndryshimi frymëzues për qytetin e me jehonë në gjithë rajonin”, deklaron Veliaj.

Kreu i Bashkisë thotë se do të shqetësohet kur të mos ketë akuza nga PD pasi do të thotë sipas tij që nuk po punon mjaftueshëm.

“Unë do të shqetësohem realisht kur të vijë dita që PD e portalet e saj të mos sulmojnë – aty do kuptoj se s’kemi punuar mjaftueshëm atë ditë e që duhet të përpiqem më shumë! Por, për sa kohë batareja e ligësisë nuk ndalet, atëherë jemi në rrugë të mbarë!”, vijon ai.

Veliaj ka edhe një apel.

“Tani, ju lutem, na lini të punojmë, ndërsa ju vazhdoni avazin tuaj të shpifjeve dhe sulmeve si çdo ditë këto 13 muaj. Me shpresë, tek e treta e vërteta – pra, te humbja e ardhshme – do kuptoni se kjo kulturë e shëmtuar nuk solli dobi as për ju, se për vendin jo e jo! Puna or miq, ju nxjerr në dritë, jo çezma e helmit, sajesave e trillimeve! Ju vazhdoni me trekëmbëshat, por jua them fort e qartë: TIRANA NUK NDALET!” Më e mira është përpara dhe do ta arrijmë me 1 milionë zemra të tjera me punë të palodhur, optimizëm kronik e fokus te qyteti!”, përfundon kreu i Bashkisë.

Dje PD akuzoi dje Veliajn për afera kriminale me Landfillin e Sharrës edhe mbylljen e emisionit investigativ që po i hetonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?