Veliaj: Shkollës “Kosova” i shtohen terrenet e reja sportive! Oborrin e zaptuar ia rikthyem shkollës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në shkollën e rindërtuar “Kosova”. Ai zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë e ekipeve Galaktik King – Tirana Basket në fushat e reja sportive, prej ku theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur për nxënësit e shkollës dhe komunitetin e zonës.

Në fillim u zhdukën pishat, u prenë gjithë pemët, pastaj u zhduk palestra dhe u zaptua në një ndërtim pa leje, mandej u zaptua oborri dhe në fund, e dogjën shkollën për ta bërë pallat. Kur isha nxënës thoja: A do vijë dita që të rikthejmë gjërat publike tek publiku? Privati le të bëjë kulla në toka private, të bëjë ç’të dojë në pronën e tij, por jo tek prona e shtetit. Ndaj, jam shumë i lumtur që kemi hapur shkollën e re edhe premtimin që bëri kryeministri, që edhe oborrin t’ia rikthejmë shkollës, tani e kemi bërë realitet dhe kemi një fushë basketbolli edhe te shkolla “Kosova”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?