Veliaj takon kryetarin e Bordit të AADF në New York, Granoff: Sjellim në Tiranë “ECOLE42” dhe “Plug and Play Tech Center”

Në vijim të vizitës së tij në SHBA, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Nju Jork dhe me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau lajmin e mirë për tre projekte të reja.

“Kënaqësi të takoja mikun tim, kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, në Nju Jork. Disa lajme të shkëlqyera për Tiranën: do të sjellim #ECOLE42 dhe “Plug and Play Tech Center” te Piramida, si vazhdim i arsimit dixhital pas Tumo Tirana. Kjo do ta bëjë Tiranën qytetin e vetëm ku arsimi dixhital konsiderohet një e drejtë njerëzore për çdo fëmijë dhe të ri, duke i përgatitur (plotësisht FALAS) për punët e së ardhmes”, thekson Veliaj.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se me AADF-në po punohet edhe për një tjetër projekt, që ka të bëjë me lidhjen e Liqenit të Farkës me Liqenin Artificial të Tiranës, përmes një parku linear që mund të përdoret nga të gjithë.
“Për të gjithë ata që duan natyrën, Shtegu i Liqeneve, që lidh Farkën me Liqenin Artificial dhe Liqenin e Thatë, do të sjellë një infrastrukturë të shkëlqyer për “mushkëritë e gjelbra” të qytetit tonë! Faleminderit AADF le t’i bëjmë realitet këto projekte”, nënvizon Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?