Veliaj takon ministren austriake për Europën: Mbështetëse e palëkundur e Integrimit për Shqipërinë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me ministren për Europën të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë.
Nisur dhe nga konflikti ruso-ukrainas, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se konfliktet aktuale na kujtojnë vlerën që ka fqinjësia e mirë.
“Aty ku janë miqtë, aty është dhe Austria! I lumtur të takoja Ministren e Austrisë për Europën, miken time. Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Konfliktet aktuale na kujtojnë që fqinjësia ka vlerë, sa më të mirë të jenë fqinjët, aq më të mirë jeni edhe ju! Faleminderit”, shkruan Veliaj.
There are friends, and then there's Austria! 🇦🇱❤️🇦🇹
Loved meeting Austria's 🇪🇺 Minister my friend @k_edtstadler – a steadfast supporter of 🇦🇱 and WB european integration. Current conflicts remind us that neighbours matter, the better they are – the better you are! Danke Ö! 🙏🏻 pic.twitter.com/QSTglI8d7u
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 2, 2022