Veliaj, thirrje opozitës: Mos i bllokoni projektet dhe punët e Tiranës!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje deputetëve të opozitës të mos i bllokojnë projektet dhe punët e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e qytetit, siç bënë me Astirin dhe Bregun e Lumit.

Koha kur deputetët merren me punët lokale duhet të marrë fund. Bllokimi Astirit, bllokimi i Pazarit, bllokimi i Liqenit, bllokimi Kalasë, bllokimi Bregut të Lumit, Bulevardi i Ri – pyesni çunin e Fahriut, që s’e keni më mes jush. Shikojeni sheshin “Shqiponja” sot, shikojeni Astirin sot, që puna po bëhet dhe që trafiku është liruar aty, kjo nuk diskutohet fare.

Pyetja është: tre vitet që humbëm me bllokimet tuaja, kush na i kthen pas?! Nëse doni të nisni procese ligjore, shkoni në gjykatë, por djegia e gomave nuk është proces ligjor. Unë shpronësimet te Bulevardi i Ri i kam bërë me VKM e Sali Berishës sepse mendoj se ishte një VKM që adresonte edhe të palegalizuarit, edhe të legalizuarit me hipotekë. E kam zbatuar një më një, për të 500 ato familje. Sikur politika e madhe të mos merrej me politikën komunale, do ishte shumë më kollaj që ne të ecnim përpara me këto projekte”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?