Veliaj thumbon Blushin: Duhet kali para karrocës, jo karroca para kalit
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka komentuar mbajtjen e referendumit në PS. Ai u shpreh se referendumi është një zgjidhje e pranueshme që i jep fund një debati në PS. Veliaj tha se PS-ja është në pushtet dhe nuk e ka luksin të merret me debate. Gjatë fjalës së tij ka pasur dhe një koment pikant që duket se i referohej Ben Blushit.
“Ne e kemi një drejtues, na ka çuar në dy fitore. Më duket e pandershme që ti kërkohet qeverisë të ulë shpejtësinë dhe të merret me këtë çështje partiake, të brendshme ndërkohë që është votuar për të drejtuar vendin. Duhet kali para karrocës dhe jo karroca para kalit. Qytetarët po pyesin çfarë po bëni; po lini punët e qeverisë dhe po me merrni me punët tuaja. Qytetarët janë larg cic-miceve”,- tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

