Veliaj: Tirana nuk i duron dot vandalizmat, as ata qe sillen harbutshem me pronën publike

 Pas interpretimit të gabuar që disa media online i bene deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës për punonjësit e Bashkisë së Kamzës, te cilet iu bashkuan protestës së PD kunder këndit te lojërave për fëmijë te Liqeni, Veliaj saktësoi sot se fjala ishte për vandalizmat e kryera ndaj qytetit. 

 “Ajo që kam thënë është se Tirana nuk i duron dot vandalizma dhe dikush, jo nga një bashki tjetër, por nga qielli të bjerë, e që shkatërron Tiranën, Tirana nuk i honeps dot sjelljet vandaliste. Këtu nuk ka të bëjë me racizëm, këtu ka të bëjë me këdo që pështyn Tiranën, që thyen në Tiranë, që shkatërron në Tiranë, që pshurr në Tiranë, që ndot në Tiranë, që fyen e që sillet harbutshëm me pronën publike. Kjo duhet të jetë shumë e qartë”, deklaroi Veliaj sot.

 Në një intervistë të dhënë disa më parë, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pranoi që administrata e tij ka marre pjese ne menyre aktive në te gjitha protestat e PD kunder këndit te lojërave për fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?