Veliaj: Tirana sot ka disiplinë prej punës heroike të punonjësve me uniformë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me punonjës të Policisë Bashkiake, të zjarrfikëses, IMT-së, UKT-së, AMK dhe institucione të tjera.

Për një polic bashkiak, kur organizohet Dita e Verës, apo aktivitete të mëdha, shtohet numri i incidenteve, ashtu siç shtohet volumi i punës edhe për zjarrfikësit, të cilët meritojnë gjithë përkrahjen dhe mirënjohjen tonë për punën heroike që bëjnë. Për të gjithë ata që punojnë dhe merren me pastrimin, nuk ka rëndësi nëse është e shtunë, e dielë, Ramazan, Pashkë, Krishtlindje, apo Vit i Ri, ata duhet të jenë aty, që Tirana të jetë xixë. Si kurrë më parë, ky qytet nuk përmbytet më dhe kjo është e gjithë merita e djemve e vajzave të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Ne kemi sot një qytet ku nuk guxon kush të rikthejë kohën e zaptimit, të plehrave e vandalizmit, siç ndodhte para 8 vitesh. Sot më i forti është ai qytetar i Tiranës që respekton rregullat, respekton uniformat, paguan taksat dhe sillet si një qytetar i denjë i Europës,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se shumë prej këtyre trupave sulmohen dhe për këtë ai dha një këshillë: “Mund të ketë disa prej jush që më thonë: “Kryetar, po si t’ia bëjmë atyre që nuk binden?” Unë them se duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Unë i pari jam këtu që t’ju mbështes juve”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë përmendi vendimin e qeverisë për rritjen e pagës për punonjësit Policisë Bashkiake dhe zjarrfikës të qytetit.

SHKARKO APP