Veliaj u shkruan letër nxënësve: Shumë suksese me zemër
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nxënësit me anë të një letre për nisjen e vitit të ri shkollor.
“Të dashur nxënës të Tiranës,
Dita e parë e mësimit është shenjuar, brez pas brezi, si një ditë e veçantë për magjinë që përcjell.
Shumë SUKSESE me zemër, për gjithë të vegjlit që nisin sot klasën e parë, për nxënësit e 9-vjeçareve apo gjimnazeve, që janë pjesë e kurorës së 40 shkollave të reja në Tiranë, e gjithë nxënësve të qytetit nga qendra deri në periferi.
Jeni ju motivi i punës sime dhe aleatët e mi më të mirë, bekime dhe përqafime”, shkruar Veliaj.